Projekti per ZMDB
KOHËZGJATJA: |
5 VJET (2011- 2016) |
Buxheti: |
Total: US$ 2,927,500 Menaxhuar nga UNDP: GEF: US$ 950,000 PNUD: US$ 100,000 MMPAU: US$ 300,000 |
2011 disbursimi |
US$ 71,520.76 |
Objektivi:
|
Sigurimi i mbrojtjes së biodiversitetit unik bregdetar dhe detar të Shqipërisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. |
Objektivi specific |
Përmirësimi i mbulimit dhe efektivitetit të menaxhimit të rrjetit të zonave detare dhe bregdetare të mbrojtura të Shqipërisë si një element plotësues thelbësor në rrjetin e saj te Zonave te mbrojtura |
Përshkrimi: |
Rezultatet kryesore të projektit kanë të bëjnë me përmirësimin e përfaqësimit bio-gjeografik të zonave detare dhe bregdetare të mbrojtura (ZMBD) dhe kuadrin e përmirësuar te menaxhimit te ZMBD, forcimin e strukturave institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.
Përfitimet e menjëhershme në biodiversitetin global përfshijnë nje zgjerim te zones se mbrojtur (me të paktën 13.000 ha) per sa u perket habitateve unike detare, lagunore, ligatinore dhe të kepeve detare, ku jetojne specie te rrezikuara në mënyrë kritike, të kërcënuara dhe pothuaj te kercenuara: si breshkat e ujit (të zakonshme dhe ato kurriz-lekure), foka mesdhetare, pelikani dalmat, specie të kërcënuara te zogjve grabitqare dhe të peshkut, koralet, sfungjerorët, barërat detare dhe habitate e specie te tjera të rëndësishme detare.
Perderisa Shqipëria, eshte e angazhuar ne Programin e Punës për Zonat e Mbrojtura ne kuader te Konventes së Biodiversitetit (KBD), qëllimi i së cilit është të mbështesë deri ne vitin 2012, krijimin dhe mirëmbajtjen e ZMD-ve, kombëtare dhe rajonale, ekologjikisht përfaqësuese, që menaxhohen efektivisht e me praktika bashkekohore, ka shume rëndësi qe të eleminohen pengesat e mësipërme të identifikuara për krijimin e një rrjeti te ZM detare dhe bregdetare, përfaqësuese dhe të menaxhuara në mënyrë efektive. Projekti është në përputhje të plotë me prioritetet e strategjisë kombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit dhe planin e veprimit (SKPV), i cili ka si prioritet krijimin e zonave detare të mbrojtura për të ruajtur biodiversitetin unik detar të Shqipërisë. Qeveria shqiptare synon të dyfishojë sipërfaqen e ZM-ve dhe të zgjeroje mbulimim me Zona te mbrojtura detare, duke siguruar përfaqësim më të mirë bio-gjeografik, efektivitet më të lartë të menaxhimit e diversifikim te burimeve të të ardhurave. Kështu, rezultatet e projektit do të inkorporohen në politikat e MMPAU që synojnë zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit të ZMBD-ve.
Aktivitet dhe veprimtaritë kryesore të projektit do të fokusohen në: - Zhvillimin e planit strategjik të ZMBD-ve duke përfshirë edhe skenarin per zgjerimin e ZMBD në një periudhe 10-vjeçare; - Zhvillimin e një sistemi monitorues të thjeshtë për ZMBD që do të aplikohet në nivel lokal; mbështetje e veçantë do t’i jepet administratës se ZMD dhe institucioneve te tjera përkatëse vendore për ZMD Karaburun – Sazan, për mundesimin e zbatimit gradual të sistemit të monitorimit, zgjidhjen e konflikteve, kontradiktave dhe/ose mbivendosjes se roleve midis institucioneve kombëtare dhe lokale; - Përgatitjen e një udhëzuesi për implementimin dhe zbatimin e zgjerimit te ZMD-ve, duke mbuluar çështje të tilla si kufizimet në ndërtim përgjatë bregdetit, futjen/ndryshimin e treguesve të ngarkeses turistike, ndalimin e zjarreve, permiresimet rregullatore për kullotat e bagëtive në lagunat bregdetare dhe ligatinat etj; - Përgatitjen e një dokumenti udhëzues për krijimin e mekanizmit financiar për ZMBD-të; - Mbështetjen për ZMD Karaburun-Sazan nepermjet hartimit te planeve te menaxhimit e të biznesit , ngritjes së kapaciteteve dhe pajisjen e njësisë se menaxhimit, mbeshtetje per fasilitetet e ruajtjes dhe infrastruktures se saj, si edhe aktivitete konservuese dhe monitoruese; - Krijimin e zonave tampon (buferike) për Zonen e mbrojtur egzistuese dhe ZMBD të reja; - Krijimin dhe mbështetjen e një forumi ndër-sektorial për ceshtjet e ZMBD-ve me funksione keshillimi prane MMPAU, duke mundesuar sinergji per institucionet dhe sektoret perkates (psh. peshkimi, bujqesia, turizmi, planifikimi territorit, etj) menaxheret e ZM-ve, OJF-te dhe grupet e interesit qe operojne në dhe pranë ZMBD-ve. Struktura mbikqyrese e ketij forumi do te jete Drejtoria e Pergjithshme e Politikave Mjedisore në MMPAU. - Një vlerësim sasior krahasimor të efektivitetit të menaxhimit të ZMBD për të gjithë zonën bregdetare dhe detare (metodika METT) - Shërbime teknike te zgjerimit në bashkepunim me MMPAU dhe Forumin duke siguruar udhëzime për menaxheret e zonave lidhur me perqasjet me kosto te ulet te menaxhimit dhe koservimit te ZMD; - Seminare, workshope dhe trajnime për rritjen e kapaciteteve të menaxherëve te ZMBD-ve (veçanërisht në menaxhimin e ZM dhe planifikimin e biznesit, Bordet e Menaxhimit të ZM-ve me pjesëmarrje, masat për ruajtjen dhe monitorimin e biodiversitetit detar). |
Partneret : |
|
kontaktet : |
Dr. Violeta Zuna, Menaxhere kombetare e projektit E-mail: violeta.zuna@undp.org; or violetazuna@albmail.com Tel. (+355 4) 2257 627 Prof. Pellumb Abeshi, Drejtor I Projektit, MMPAU E-mail:Pellumb.Abeshi@moe.gov.al Tel. (+355 4) 2270 624/623 |
Document Actions