Skip to content. | Skip to navigation

Personal tools

This is SunRain Plone Theme
You are here: Home / Projekti per ZMDB

Projekti per ZMDB

PËRMIRËSIMI I MBULIMIT DHE EFIKASITETIT TE MENAXHIMIT TE ZONAVE TË MBROJTURA DETARE DHE BREGDETARE

KOHËZGJATJA:

5 VJET (2011- 2016)

Buxheti:

Total:  US$ 2,927,500

Menaxhuar nga UNDP:

GEF:  US$ 950,000

PNUD: US$ 100,000

MMPAU: US$ 300,000

2011 disbursimi

US$ 71,520.76

Objektivi:

 

Sigurimi i mbrojtjes së biodiversitetit unik bregdetar dhe detar të Shqipërisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Objektivi specific

Përmirësimi i mbulimit dhe efektivitetit të menaxhimit të rrjetit të zonave detare dhe bregdetare të mbrojtura të Shqipërisë si një element plotësues thelbësor në rrjetin e saj te Zonave te mbrojtura

Përshkrimi:

Rezultatet kryesore të projektit kanë të bëjnë me përmirësimin e përfaqësimit bio-gjeografik të zonave detare dhe bregdetare të mbrojtura (ZMBD) dhe kuadrin e përmirësuar te menaxhimit te ZMBD, forcimin e strukturave institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.

 

Përfitimet e menjëhershme në biodiversitetin global përfshijnë nje zgjerim te zones se mbrojtur (me të paktën 13.000 ha) per sa u perket habitateve unike detare, lagunore, ligatinore dhe të kepeve detare, ku jetojne specie te rrezikuara në mënyrë kritike, të kërcënuara dhe pothuaj te kercenuara: si  breshkat e ujit (të zakonshme dhe ato kurriz-lekure), foka mesdhetare, pelikani dalmat, specie të kërcënuara te zogjve grabitqare dhe të peshkut, koralet, sfungjerorët, barërat detare dhe habitate e specie te tjera të rëndësishme detare.

 

Perderisa Shqipëria, eshte e angazhuar ne Programin e Punës për Zonat e Mbrojtura ne kuader te Konventes së Biodiversitetit (KBD), qëllimi i së cilit është të mbështesë deri ne vitin 2012, krijimin dhe mirëmbajtjen e ZMD-ve, kombëtare dhe rajonale, ekologjikisht përfaqësuese, që menaxhohen efektivisht e me praktika  bashkekohore, ka shume  rëndësi qe të eleminohen pengesat e mësipërme të identifikuara për krijimin e një rrjeti te ZM detare dhe bregdetare, përfaqësuese dhe të menaxhuara në mënyrë efektive. Projekti është në përputhje të plotë me prioritetet e strategjisë kombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit dhe planin e veprimit (SKPV), i cili ka si prioritet krijimin e zonave detare të mbrojtura për të ruajtur biodiversitetin unik detar të Shqipërisë.  Qeveria shqiptare synon të dyfishojë sipërfaqen e ZM-ve dhe të zgjeroje mbulimim me Zona te mbrojtura detare, duke siguruar përfaqësim më të mirë bio-gjeografik,  efektivitet më të lartë të menaxhimit e diversifikim te burimeve të të ardhurave. Kështu, rezultatet e projektit do të inkorporohen në politikat e MMPAU që synojnë zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit të ZMBD-ve.

 

Aktivitet dhe veprimtaritë kryesore të projektit do të fokusohen në:

-          Zhvillimin e planit strategjik të ZMBD-ve duke përfshirë edhe skenarin per zgjerimin e ZMBD në një periudhe 10-vjeçare;

-          Zhvillimin e një sistemi monitorues të thjeshtë për ZMBD që do të aplikohet në nivel lokal; mbështetje e veçantë do t’i jepet administratës se ZMD dhe institucioneve te tjera përkatëse vendore për ZMD Karaburun – Sazan, për mundesimin e zbatimit gradual të sistemit të monitorimit, zgjidhjen e konflikteve, kontradiktave dhe/ose mbivendosjes se roleve midis institucioneve kombëtare dhe lokale;

-          Përgatitjen e një udhëzuesi për implementimin dhe zbatimin e zgjerimit te ZMD-ve, duke mbuluar çështje të tilla si kufizimet në ndërtim përgjatë bregdetit, futjen/ndryshimin e treguesve të ngarkeses turistike, ndalimin e zjarreve, permiresimet rregullatore për kullotat e bagëtive në lagunat bregdetare dhe ligatinat etj;

-          Përgatitjen e një dokumenti  udhëzues për krijimin e mekanizmit financiar për ZMBD-të;

-          Mbështetjen për ZMD Karaburun-Sazan nepermjet hartimit te planeve te menaxhimit e të biznesit , ngritjes së kapaciteteve dhe pajisjen e njësisë se menaxhimit, mbeshtetje per fasilitetet e ruajtjes  dhe infrastruktures se saj, si edhe  aktivitete  konservuese dhe monitoruese;

-          Krijimin e zonave tampon (buferike) për Zonen e mbrojtur egzistuese  dhe ZMBD të reja;

-          Krijimin dhe mbështetjen e një forumi ndër-sektorial për ceshtjet e ZMBD-ve me funksione keshillimi prane MMPAU, duke mundesuar sinergji per institucionet dhe sektoret perkates (psh. peshkimi, bujqesia, turizmi, planifikimi territorit, etj) menaxheret e ZM-ve, OJF-te dhe grupet e interesit qe operojne në dhe pranë ZMBD-ve. Struktura mbikqyrese e ketij forumi do te jete Drejtoria e Pergjithshme e Politikave Mjedisore në MMPAU.

-          Një vlerësim sasior krahasimor të efektivitetit të menaxhimit të ZMBD për të gjithë zonën bregdetare dhe detare (metodika METT)

-          Shërbime teknike te zgjerimit në bashkepunim me MMPAU dhe Forumin duke siguruar udhëzime për menaxheret e zonave lidhur me perqasjet me kosto te ulet te menaxhimit dhe koservimit te ZMD;

-          Seminare, workshope dhe trajnime për rritjen e kapaciteteve të menaxherëve te ZMBD-ve (veçanërisht në menaxhimin e ZM dhe planifikimin e biznesit, Bordet e Menaxhimit të ZM-ve me pjesëmarrje, masat për ruajtjen dhe monitorimin e biodiversitetit detar).

Partneret :

  • Ministria E Mjedisit, Pyjeve, Administrimit të Ujerave
  • Administrata e Zonave të Mbrojtura
  • Autoritetet Lokale
  • Organizatat E Menaxhimit Të Peshkimit (OMP-të)
  • Një sere shoqatash mjedisore lokale dhe kombetare te specializuara per ZMD-të dhe për biodiversitetin detar.

kontaktet :

Dr. Violeta Zuna, Menaxhere kombetare e projektit

E-mail: violeta.zuna@undp.org; or violetazuna@albmail.com

Tel. (+355 4) 2257 627

Prof. Pellumb Abeshi,  Drejtor I Projektit, MMPAU

E-mail:Pellumb.Abeshi@moe.gov.al

Tel. (+355 4) 2270 624/623

Document Actions

Maj 2021 »
Maj
MoMaEnFrShDi
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Protected Areas