Skip to content. | Skip to navigation

Personal tools

This is SunRain Plone Theme
You are here: Home / Arshiva / Plani i Menaxhimit per ZMD Karaburun-Sazan

Plani i Menaxhimit per ZMD Karaburun-Sazan

Parku Kombëtar i ekosistemit natyror detar pranë Gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit është shpallur më 28 prill 2010 nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut Kombëtar “Karaburun-Sazan” është 12.570,82 ha, ku zona detare pranë Karaburunit përbëhet nga 9.848,95 ha dhe zona detare pranë ishullit të Sazanit përbëhet nga 2.721,87 ha. Plani i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare “Karaburun-Sazan” është hartuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Efektivitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare” të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) (në vijim i referuar si Projekti për ZMDB-të). Projekti për ZMDB-të ka mbështetur fazën operative dhe funksionale të ZMDB-së së parë në Shqipëri. Ai nisi në janar 2011 dhe do të vazhdojë deri në prill 2016. Projekti për ZMDB-të financohet nga Fondi Global për Mjedisin (GEF) dhe bashkë-financohet nga Ministria e Mjedisit (ME) dhe UNDP. Hartimi i Planit të Menaxhimit (PM) për Karaburun-Sazanin është vetëm një nga veprimtaritë e Projektit për ZMDB-të dhe është përgatitur gjatë gjithë vitit 2014. Më 07/04/2014 u nënshkrua një Marrëveshje Granti ndërmjet Zyrës së UNDP-it në Shqipëri dhe Programit për Mesdheun të WWF –së. Marrëveshja e Grantit u nënshkrua në formën e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe është e vlefshme nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2014. Plani i Menaxhimit u hartua në bashkëpunim nga Programi për Mesdheun i Fondit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (WWF MedPO) dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA). Zeljka Rajkovic nga WWF MedPO dhe Genti Kromidha nga INCA drejtuan procesin e hartimit të Planit të Menaxhimit dhe që të dy kanë përvojë në planifikimin e menaxhimit. Plani i Menaxhimit u drejtohet të gjitha grupeve të interesit të ZMDB-së “Karaburun-Sazan” dhe do të zbatohet nga Administrata e Menaxhimit të PKD “Karaburun-Sazan”, që ende nuk është krijuar. Plani i Menaxhimit është hartuar nëpërmjet qasjes pjesëmarrëse, duke përfshirë katër seminare me grupet e interesit, takime, pyetësorë, etj. duke pasur parasysh mendimet dhe nevojat e komuniteteve vendase, qeverisjes lokale dhe rajonale, si edhe të qeverisë qendrore.

PDF document icon NMP_Karaburun-Sazani_Management_Plan_Final_Draft.pdf — PDF document, 3614 kB (3701532 bytes)

Document Actions

Janar 2020 »
Janar
MoMaEnFrShDi
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Protected Areas